28 June 2018 / 14:03
Sasho Mijalkov, Nebojsa Stojkovic dhe Toni Jakimovski, të gjithë të akuzuarit në rastin “Thesari” thanë se nuk ndihen fajtor për furnizimin e pajisjeve për përgjimet në vitin 2010 për llogari të DSK-së. Sipas PSP-së, vendimi për furnizimin e pajisjeve nga Londra për firmën Finzi i ka shkaktuar dëme buxhetit të shtetit për mbi 200 mijë euro. Në vend që DSK-ja t’i blinte vetë pajisjet, tenderin e mori firma Finzi. Përveç të tjerash Finzi nënshkroi një anekskërkesë për mirëmbajtjen e pajisjeve me MPB-në edhe pse nuk i kishte kualifikimet e nevojshme dhe për këtë është paguara më tepër se 340 mijë euro nga paratë e shtetit. Në këtë rast, i akuzuar është edhe i arratisuri Goran Grujevski i cili gjendet në burgun e Selanikut në Greqi. Gjykata vendosi që ai të gjykohet në mungesë.