SBASHK: Koha e kërcënimeve ka kaluar, nuk do të ketë mësim të shtunave dhe gjatë festave

SBASHK: Koha e kërcënimeve ka kaluar, nuk do të ketë mësim të shtunave dhe gjatë festave

SBASHK përmes një njoftimi për media ka reaguar ndaj deklaratave të disa drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit.

Në reagim SBASHK thekson se koha e kërcënimeve ka kaluar dhe se mësim të shtunave dhe gjatë festave nuk do të ketë.

“U munduan ta godasin SBASHK-un edhe në seancën e jashtëzakonshme parlamentare me ofendime e gënjeshtra dhe arritën efekt të kundërtën. U munduan edhe në një takim në MASHT me drejtorët e DKA-ve, KMLDNJ-në deklarime të pabazuara e me ngjyra kërcënimi ta ndryshojnë zërin e mësimdhënësve të Kosovës, por kot. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve duke bartur zërin e mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit e kanë thënë qartë se nëse Parlamenti voton për të bërë barazimin e koeficienteve te mësuesve të nivelit 1-5, te pedagogëve , psikologëve e sekretarëve të shkollave me kolegët e tyre të nivelit 6-9, atëherë në shenjë të solidarizimit me ta do të zgjatet ky vit shkollor për një javë e nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk do të ketë kompensim të as edhe një ore të humbur në grevë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Reagim ndaj deklarimeve boshe të disa drejtorëve të DKA-ve
SBASHK- Koha e kërcënimeve ka kaluar, Mësim të shtunave dhe festave nuk do të ketë

SBASHK-u ka marrë përgëzime e lëvdata nga kolegët e tyre kudo në Ballkan dhe nga udhëheqësit më të lartë të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës me 11 milionë anëtarë për punën, angazhimet, arritjet dhe organizimin e mirë sindikal.

SBASHK gëzon respekt edhe në Kosovë ,dhe jo vetëm nga shumica absolute e punëtorëve të arsimit, por edhe nga sindikalistë të sektorëve të tjerë dhe nga popullata. Kjo i ka bërë nervoz disa individë, që përfaqësojnë ndonjë institucion qendror apo lokal dhe ata për të krijuar një atmosferë frike te anëtarët e SBASHK-ut kanë nisur të përmendin edhe mundësinë e ngritjes së dofarë kallëzimesh penale ndaj kryetarit të kësaj sindikate,pos as ky shantazh se ndal dot SBASHK-un ne mbrojte të anëtarësisë.

U munduan ta godasin SBASHK-un edhe në seancën e jashtëzakonshme parlamentare me ofendime e gënjeshtra dhe arritën efekt të kundërtën. U munduan edhe në një takim në MASHT me drejtorët e DKA-ve, KMLDNJ-në deklarime të pabazuara e me ngjyra kërcënimi ta ndryshojnë zërin e mësimdhënësve të Kosovës, por kot. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve duke bartur zërin e mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit e kanë thënë qartë se nëse Parlamenti voton për të bërë barazimin e koeficienteve te mësuesve të nivelit 1-5, te pedagogëve , psikologëve e sekretarëve të shkollave me kolegët e tyre të nivelit 6-9, atëherë në shenjë të solidarizimit me ta do të zgjatet ky vit shkollor për një javë e nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk do të ketë kompensim të as edhe një ore të humbur në grevë.

Nga më të zëshmit në kritikat e pabazuara e të paargumentuara ndaj SBASHK-ut ka nisur të dalë drejtori i DKA-së në Kastriot ( Obiliq) Agim Spahiu. Ai madje ka bërë edhe një “ zbulim” lidhur me grevën duke u deklaruar publikisht se gjoja ajo paska qenë jo ligjore ngase SBASHK nuk e ka pyetur atë se kur të nis me grevën dhe për këtë ky Agimi kudo ndodhet po krekoset se do të ngrit kallëzim penal ndaj kryetarit të SBASHK lidhur me grevën.

Kryetari i SBASHK-ut do të ndihej shumë keq sikur të kishte bërë ndonjë të keqe a veprim kundër normave etike e njerëzore, apo sikur ta kishte lënduar besimin e anëtarësisë se sa për kallëzimin penal të Agimit lidhur me grevën do të ndihem krenar sepse greva ishte paralajmëruar me kohë dhe është plotësisht e bazuar në ligj dhe Konventa ndërkombëtare.

Le të dihet se në gjykatë do të takohemi me Agimin dhe cilin do drejtor tjetër që bën presione për kompensimin e orëve të humbura në grevë sepse ata me këto presione po mundohen të zverdhin demokracinë dhe të shkelin mbi ligjin. Greva është e ligjshme dhe ka pasur përkrahjen edhe të gjithë sindikatave të Ballkanit e Evropës dhe ligji nuk obligon grevistët të kompensojnë orët e humbura në grevë. Mësimdhënësit e kanë thënë fjalën e tyre për këtë dhe tentimi që të dërgohen në orë me shantazhe, shpifje dhe deklarata plot gënjeshtra është presion dhe shkelje e të drejtës së tyre elementare. Kontrata Kolektive e Arsimit e saktëson se punëtorët e arsimit kanë javë 5 ditëshe të punës dhe 20 orë mësimore në javë.Çdo ngarkesë mbi këtë mund të bëhet me pajtimin mes dy palëve. Të kërkohet të punohet të shtunave, pa pajtimin e punëtorëve të arsimit është shkelje e Kontratës Kolektive, e Kontratës individuale të punës dhe e Ligjit. Të mos respektohen festat dhe të kërkohet të punohet kur janë ato është shkelje edhe më e rëndë. Drejtorë kujdes se këto janë shkelje shumë të rënda.

Ftojmë inspektoratin e punës që te përcjell shkeljet që janë paralajmëruar për punë përmes njoftimeve publike te vendosura nëpër shkolla se ditët e festave do te punohet dhe të marrin masa ndëshkuese konform ligjit ndaj atyre që nuk i respektojnë ditët e Festave. /Telegrafi/

TAGS