Se Van Dijk është lideri i vërtetë i Liverpoolit e tregon edhe ky moment mes holandezit dhe Arnoldit

Se Van Dijk është lideri i vërtetë i Liverpoolit e tregon edhe ky moment mes holandezit dhe Arnoldit

Që nga janari i 2017, kur edhe u transferua nga Southamptoni, Virgil van Dijk është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Liverpoolin.

Holandezi ka përmirësuar dukshëm fazën mbrojtëse të Reds, por 27-vjeçari po tregohet një lojtar vendimtar për skuadrën e Jurgen Klopp.

Ai për momentin është lideri i skuadrës në fushë, edhe pse ka vetëm një vit te Livevrpooli, ai është motivi i ekipit.

Virgil van Dijk dhe Alisson Becker duke iu gëzuar fitores ndaj Brightonit, holandezi ishte lojtari i muajit dhjetor në Ligën Premier (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Kjo tregohet edhe në ndeshjen e fundit ndaj Brightonit, teksa skuadra e tij ishte duke fituar me rezultat 0-1, Van Dijk bënte çdo gjë që rezultati të mbetej kështu dhe skuadra të vazhdonte sa më larg nga Manchester City në tabelë.

Lexo po ashtu:

Shtatlarti teksa ruante lojtarët kundërshtarë që kishte afër, njëkohësisht i kërkonte Trent Alexander Arnoldit të mbante më mirë pozitën e tij, pasi vendosja e talentit anglez nuk ishte më e mira e mundshme.

E gjitha kjo pas ndeshjes u shpërnda nga tifozët në rrjetet sociale, duke thënë se skuadra ka nevojë sa më shumë për lojtarë si Van Dijk.

Në xhiron e ardhshme Liverpooli do të ndeshet me Crystal Palacen që renditet në vendin e 14 nv Ligën Premier.

Lexo po ashtu:

Reds kanë aktualisht shtatë pikë më shumë se Man City, por skuadra e Pep Guardiolas ka një ndeshje më pak, atë ndaj Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/

TAGS