Seanca për ndryshimet kushtetuese do të nisë me vonesë

Para fillimit të seancës plenare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, kreu i Kuvendit në mënyrë procedurale do të njoftojë për dorëheqjen e deputetit të LSDM-së, Tomisllav Tuntev. Pas kësaj, Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit do të thirr mbledhjen urgjente ku do t’i rekomandohet KSHZ-së që ta njoftojë Kuvendin për deputetin i cili është në radhë dhe që duhet ta zëvendësojë Tuntevin. Sipas listës, në radhë është Rubin Zemon i cili pritet të vij në ulësen e deputetit, nëse LSDM nuk kalkulon me listën zgjedhore. KSHZ brenda ditës pritet ta njoftojë Kuvendin dhe ulësja e zbrazët e socialdemokratëve të plotësohet para fillimit të seancës për ndryshimet kushtetuese.

Adrian Kerimi

Loading…

TAGS