22 Tetor 2018 / 12:39
Mungesa e avokatit Çasllav Stanoeviq, i cili mbron të akuzuarin Tome Gjurçilov, ishte shkak për anulimin e seancës së sotme gjyqësore për lëndën “Toplik”. Seanca e radhës është caktuar për më 2 nëntor.Stanoeviq, ka munguar për shkak se është operuar para disa ditësh, ndërsa Gjykatësi Osman Shabani kërkoi t’i dorëzohet vërtetim mjekësor për Stanoeviq në afat prej tre ditëve, ndërsa përderisa ajo nuk bëhet Gjurçilovit do t’i përcaktohet avokat sipas detyrës zyrtare.
Në seancën e sotme gjyqësore duhej të dëshmonin Emilija Putilin, Malinka Matevska, Lile Naçeva dhe Vasilka Pop Gjorgjieva.Kurse dëshmitari Mirko Andovski nuk kishte ardhur në Gjykatë, edhe pse me rregull është ftuar, për shkak të së cilës Shabani urdhëroi arrestimin e tij për seancën e ardhshme gjyqësore.
Në rastin “Toplik” Janakievski, si udhëheqës i Ministrisë për transport dhe lidhje, në kundërshtim me Ligjin për Prokurorim Publik formoi Komision për oferta publike ku urdhëroi të zgjidhet blerës dhe në tokën shtetërore të ndërtohet kompleksi luksoz Qyteti i Diellit në Sopishte, edhe pse kompania nuk i plotësote kushtet për këtë.