Seanca të pesë komisioneve kuvendore

Seanca të pesë komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot janë caktuar seanca të pesë komisioneve.

Komisioni i Financave dhe Buxhetit do të diskutojë për projektligjin për shpërndarjen e fondeve ndërmjet shfrytëzuesve të buxhetit. Në rendin e ditës janë gjithashtu edhe projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale, Ligji për TVSH dhe Ligji për tatimin e fitimit, si dhe Projektligji për tatimin automjeteve.

Komisioni i shëndetësisë duhet ta shqyrtojë Projekt ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, ndërsa Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale duhet ta shqyrtojë Projektligjin për shtesat e të rinjve dhe ndryshimet në ligjet për mbrojtje sociale, për sigurim pensional dhe invalidor dhe për mbrojtje të fëmijëve.

Ndryshimet në ligjet për shërbimet postare, për tokë ndërtimi dhe dokumentet elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme, janë në rend të ditës për Komisionin për transport, lidhje dhe ekologji.

Seanca do të mbajë edhe Komision Ligjdhënës-juridik.

Loading…