Alsat 2019-04-19T08:27:36+02:00
Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për rastet “Dhuna në komunën Qendër”, “Target-Fortesa” dhe “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike.
Në rastin “Dhuna në komunën Qendër” për dhunën para ndërtesës së komunës më 10 qershor të vitit 2013 akuzohen më shumë persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputetja aktuale Daniela Rangellova dhe ish-këshilltari i Komunës së Gazi Babës, Aleksandar Trajkovski.
Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Dushan Josifov.
Në rastin “Target-Fortesa” të PSP-së akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i SDSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK edhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria.
Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të kundërligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.
Në gjykatës sot është caktuar seancë edhe për lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski. Për lëndën “TNT” mes të akuzuarve janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe ish-kryetari i komunës të Gazi Babës Toni Trajkovski.
Loading…