Seanca të reja për rastet “Monstra”, “Trajektorja” dhe “Tarifa”

Seanca të reja për rastet “Monstra”, “Trajektorja” dhe “Tarifa”

Në Gjykatën penale sot në Shkup duhet të mbahen seanca të reja për rastet “Monstra”, “Trajektorja” dhe “Tarifa”.

Rastin “Monstra”, i cili i përket vrasjes së pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në procedurë dëshmuese.

Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, ku u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fjezi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i anuloi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim.

Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili po gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci -Shtip dhe Kërçovë – Ohër i shfrytëzuan dhe tejkaluan autorizimet e veta, me atë e kanë dëmtuar buxhetin së paku 155 milionë euro.

Në gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për lëndën “Tarifa”, në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë për furnizim të jashtëligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë eurove.

Sipas PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizim publik të softuerit – “ERP sistem”. Të akuzuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare mundësuan që personi juridik – konzorciumi, i cili më vonë e fitoi tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk kishte parashtruar dokumentacion komplet.

Loading…

TAGS