16 Tetor 2018 / 10:46
Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për rastin “Dhuna në Qendër” në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe nëntë persona tjerë.
Seanca duhet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit Sasha Bogdanoviq, pasi që në seancën e kaluar përfundoi dëshmia e ish-kryetarit të këshillit të Komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq.Gjykata në seancën e kaluar, me kërkesë të prokurorisë solli vendim për ndarje të procedurës kundër të akuzuarit Mitko Pecov, i cili për shkak të sëmundjes nuk mori pjesë në seancë.
Në seancat e kaluara për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht. Për të akuzuarin e shtatë, Dimçe Kërstev, dhe për të akuzuarin e tetë, Mitko Pecov ndërkaq po zhvillohet procedurë e ndarë.
Personat në këtë rast akuzohen për inkurajim të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.