Bedri Rexhallari 27 Mars, 2019
Në seancën e sotme të rastit të PSP-së ”Maxhar Telekom” pritet të merren në pyetje dëshmitarët Mançe Trendafilov dhe Borçe Davitkovski. Gjykimi zhvillohet kundër ish-drejtorëve gjeneral dhe financiar të Telekomit të Maqedonisë, Atilla Sendrei dhe Rolf Pllat, si dhe dy persona të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe nënshkrimit të marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultative me firma nga Qipro.
Në seancën e kaluar u mor në pyetje dëshmitari Xhamali Mehazi. Prokurorja Stefanovska, theksoi se dëshmitari Mehazi është nënshkrues i protokolleve në rolin e Ministrit për Transport dhe Lidhje. Në seancën e kaluar, Prokurorja Speciale Lile Stefanova e pyeti dëshmitarin se a e di që më herët në bazë të këtij protokolli janë paguar 7.5 milion euro në vitin 2006, palës A, si dhe miqve nga Tetova, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi? Mehazi pati thënë se për një gjë të tillë dëgjon për herë të parë.
Adnan Qahili