29 March 2018 / 10:02
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet seancë ku në rend të ditës do të jenë pyetjet e deputetëve ndaj funksionarëve të qeverisë. Muajin e kaluar, VMRO-DPMNE nuk morën pjesë në këtë seancë, pasi ishin në bojkot të punës së Kuvendit.
Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, dje paralajmëroi se edhe sot nuk do të marrin pjesë në seancë.