Sejdini: Tribuna në Çair do të jetë gati për më pak se dy muaj

Sejdini: Tribuna në Çair do të jetë gati për më pak se dy muaj

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, në Kuvendin e Rregullt Vjetor sot foli edhe për projektet në bashkëpunim me UEFA-në. Sejdini tha se tribuna në Çair do të jetë gati për më pak se dy muaj dhe përmendi se do të vendosin prozhektorë të rinj dhe të terrene të reja sintetike në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

“Tribuna e re në stadiumin në Çair do të jetë e gatshme për më pak se dy muaj, intensivisht ndërtohen tribunat në Ohër dhe Manastir, më në fund me ‘llogari të pastërt’ dhe terren të përfunduar dhe prozhektorë të montuar dalim nga Prilepi, fillojmë aktivitete të reja në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’, aty do të vendosim prozhektorë të rinjë dhe terrene të reja sintetike në dy fushat ekzistuese. Bashkë me UEFA-në do të ndërojmë tribunën përendimore në stadiumin në Shtip e cila do të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e një stadiumi reprezentues i kategorizuar për ndeshje të nivelit më të lartë”, tha i pari i futbollit vendor.

Gjithashtu Sejdini potencoi se do të fillojnë aktivitetet për rikonstrumin e terreneve në Xhepçisht të Tetovës dhe Veles.

“Fillojmë me aktivitete për rikonstruimin e plotë të terrenit në Veles dhe terrenin në Xhepçisht të Tetovës, ndërsa mbështetja dhe ndihma finansiare për projekte të infrastrukturës do të marrin edhe stadiume tjera dhe terren në vendin tone”, tha Sejdini.