Sekretari i PD Bardhi: Kryeministri i Avdyklajve t’u shpjegojë shqiptarëve pse Holanda i thotë jo negociatave

Sekretari i PD Bardhi: Kryeministri i Avdyklajve t’u shpjegojë shqiptarëve pse Holanda i thotë jo negociatave

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të dalë publikisht dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se përse Parlamenti i Holandës këtë të mërkurë i ka thënë JO hapjes së negociatave mes Shqipërisë e BE-së, ndërsa për Maqedoninë e Veriut është shprehur pro.

Përmes një statusi në rrjetin social, Bardhi shkruan se “kryeministri i Avdylajve” është në fakt shkaku se përse shteti evropian nuk lejo hapjen e negociatave.

POSTIMI:

Kryeministri i Avdylajve duhet t’i shpjegojë qytetarëve se përse Holanda ka vendosur t’i thotë JO hapjes së negociatave me Shqipërinë, në të njëjtën ditë ku ka vendosur ti thotë PO hapjes së negociatave më Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë, ligjvënësit e Holandës kanë vlerësuar se “nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në bazë të Raport-Progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura”.

Nëse Edi Rama nuk do të kishte bërë marrëveshje me krimin e organizuar për të ardhur dhe mbajtur pushtet, Shqipëria do të kishte nisur bisedimet e anëtarësimit prej shumë kohësh. Edi Rama ka bllokuar integrimin europian dhe mundësinë për mirëqënie dhe stabilitet për qytetarët. Ai është sot në sytë e të gjithëve njeriu më i rrezikshëm në vend, sepse për pushtetin e tij kriminal, është gati të sakrifikojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Beteja jonë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për të garantuar zgjedhjeve të lira e të ndershme, është betejë për Shqipërinë si gjithë Europa! Asnjë hap pas!