Sektori civili, protestë kundër përmbaruesve

Sektori civili, protestë kundër përmbaruesve

Në qendër të Shkupit u mblodh një grup qytetarësh dhe aktivistësh kundër punës së përmbaruesve. Ligji i ri, por problemi i vjetër, përmbaruesit punojnë njësoj si më parë, akuzojnë qytetarët. Shuma të mëdha ngarkohen për borxhet minimale prej disa denarëve. Aktivistët thonë se autoriteteve do t’u jepet edhe një shans tjetër, për të rregulluar gjërat dhe përmbaruesit të ndalin “vjedhjen” e qytetarëve. Përndryshe ata do të veprojnë në mënyrë radikale dhe paralajmërojnë protesta masive, në qytetet e mëdha në të gjithë vendin.

Për një mijë denarë – dhjetë mijë, për dhjetë mijë – njëqind mijë, për njëqind mijë – një milion denarë, kjo askund nuk mund të gjendet. Ky është kaos, nuk do ta lejojmë më. Këtë populli nuk do ta lejojë. Çdo ditë marr thirrje telefonike, më besoni për skenarët më të errët”-tha Marian Risteski -Shoqataa “Stop për përmbaruesit”

Kjo nuk shkon më kështu. U drejtuam në Kuvend, në Qeveri, u drejtuam tek presidenti i shtetit. Tani për tani nuk kemi përgjigje. Bëhet fjalë për bllokimin e 88 mijë llogarive të qytetarëve, bëhet fjalë për mbi 130 mijë llogari të bllokuara edhe të personave fizik edhe të personave juridik. Njeriu nuk mund të jetojë me llogari të bllokuar”-pohoi Ana Gligorova, shoqata “Stop përmbaruesve”.

Loading…