6 Dhjetor 2018 / 14:51
Paralajmërimet për futjen e tatimit progresiv dhe politikat e reja tatimore do të ndikojnë negativisht në turizmin, vlerësojnë nga sektori i turizmit. Dekani i Fakultetit të Turizmit në Ohër, Cvetko Andreeski thotë se është e nevojshme të mendohet edhe një herë para se tatimi i ri të hyjë në fuqi.
Mendoj se ajo që tani po jepet si ligj për ndryshimin e sferës së tatimeve do të ndikojë keq sidomos në pjesën e turizmit dhe hoteleve, por sidomos me akomodimin privat, sepse për qiranë ndryshohet norma tatimore për 50% ndërsa zvogëlohet pjesa e kostove të pranuara prej 30%. Kjo do të jetë një goditje për qiradhënësit privat që janë në një shkallë të madhe sidomos në rajonin planor Jugperëndimor” – tha Cvetko Andreevski – Dekani i Fakultetit të Turizmit
Të gjithë këto reforma do ta vështirësojnë punën e firmave dhe praktikisht ato rregullore sjellin detyrime shtesë për vetë kompanitë. Ato nuk vlejnë sipas sektorit, por vlejnë për të gjitha subjektet afariste. Ne, si një sistem i Odave së bashku dolëm me qëndrimin që reforma tatimore të shtyhet për 5 vjet” – u shpreh Ljubomir Dimovski, Përfaqësues i komunitetit të biznesit
Përveç kësaj, kërkohet që shteti të jep subvencione në disa segmente të turizmit. Modeli ekzistues i mbulon vetëm operatorët turistik që sjellin turistë të huaj.
Për një periudhë të gjatë po përpiqemi të ndryshojmë këtë model të subvencionimit dhe subvencionimin veçanërisht ta ndjerë hotelierët. Ajo që për ne është me rëndësi, objektet hotelierike për prenotime dhe restorante hotelierike duhet të përfshihen në subvencionim” – theksoi Danijela Mihajlovska Vasilevski – Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Për rëndësinë e sektorit turistik tregojnë edhe të dhënat e fundit, sipas të cilave, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, turistët kanë shpenzuar pothuajse 65 milionë dollarë për udhëtime në Maqedoni, që është për 26.5% më shumë se vitin e kaluar. Të dhënat u publikuan në forumin për zhvillim strategjik të turizmit që u mbajt në Ohër.
Miki Trajkovski
Loading…