Sela dhe Gashi vizitojnë tregun me shumicë në Shkup, premtojnë mbështetje për bujqit

Sela dhe Gashi vizitojnë tregun me shumicë në Shkup, premtojnë mbështetje për bujqit

Sot, herët në mëngjes kreu i ASH-së, Ziadin Seal së bashku me kreun e Alterntivës, Afrim Gashin vizituan tregun e gjelbër me shumicë në Shkup.

Sela e Gashi nga afër panë kushtet e punës së tregëtarëve me shumicë të produkteve bujqësore dhe dëgjuan brengat e tyre rreth plasimit tyre në treg. Sela e Gashi shprehen të zhgënjyer thellë nga mungesa e përkrahjes shtetërore për këta profesionistë që mbajnë një nga sektorët kyç të ekonomisë së vendit.

“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA do të ketë për do të zbatojë një vizion afatgjatë për zhvillim të bujqësisë duke identifikuar kapacitetet prodhuese dhe potencialin për prodhim të ushqimit. Do të sigurojmë një planifikim buxhetor në mënyrë më të drejtë dhe adekuate dhe rritjen e punësimit dhe aktivitetit ekonomik në sektorin e bujqësisë, ne agrobiznes dhe agro-përpunim, në pylltari, në turizmin rural, duke synuar rritjen e prodhimit vendor dhe të aftësisë për të eksportuar prodhime ushqimore të cilësisë së lartë.

Ne do të folusohemi në veçanti në krijimin e qendrave këshilluese në gjuhën amtare për prodhuesit, me qëllim të trajnimit dhe informimit rreth subvencioneve dhe fundeve evropiane në fushën e bujqësisë të cilat vazhdojnë të shfrytëzohen në nivel shumë të ulët. Disa nga masat tjera të cilat do t’i zbatojmë gjatë qeverisjes sonë për të përkrahur këtë sektor jetik do të jenë:

– Hapja e zyrave lokale të Ministrisë së Bujqësisë në komunat rurale për një shërbim më të afërt me nevojat e bujqve.

– Hapja e agro-zyrave, të cilat do të ofrojnë shërbime për trajnimin e bujqve, hulumtimin e tregut të produkteve bujqësore dhe ndihmën ndaj bujqve për aplikim në fondet IPARD dhe në fondet vendore.

– Investimi në infrastrukturë për mbështetjen e aktiviteteve bujqësore, që do të përfshijnë ngritjen e kapaciteteve përpunuese, krijimin e pikave grumbulluese dhe depove për ruajtjen e prodhimeve.

– Ulja e TVSH-së për farat, pesticidet dhe plehrat që përdoren në bujqësi.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – AlternAtivA është garanca e vetme për kthimin e dinjitetit dhe shkëlqimit të dikurshëm profesionit të bujkut, profesioni më fisnik që ekziston”, thuhet në njoftimin për media të koalicionit./Zyrtare