Sot në hapësirat e Ambasadës së Francës, ambasadori KristianTimonie priti në drekë zyrtare kreun e Aleancës për Shqiptarët, ZiadinSela, ku edhe u bisedua për qëndrimin e Francës ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sa i përket rrugës së tyre drejt BE-së dhe “NonPaper-in” e ri të Francës për politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, ZiadinSela edhe njëherë nga afër ia tregoi ambasadorit Timonie të gjitha qëndrimet e partisë që ai udhëheq, dhe përpjekjeve që Aleanca për Shqiptarët vazhdon t’i bëjë për të ngritur vendin në nivelin e duhur për të plotësuar të gjitha kushtet për hyrje në BE.
Lideri i partisë, z, ZiadinSela theks të veçantë i dha shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, sigurinë si dhe lirinë e shprehjes.
Në takim, z. Sela potencoi se reformat që neve si shtet na duhen, dhe të cilat medoemos duhet t’i arrijmë janë në favor të qytetarëve, stabilitetit në vend dhe prosperitetit, ndërkaq disa herë potencoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen nga procesi i negociatave, por duhet që kësaj rruge t’i shkojnë bashkë deri në fund.
Aleanca për Shqiptarët,
20.11.2019