11 Dhjetor 2018 / 19:05
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në dëshminë për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill tha se mezi pret të zbardhet e vërteta që fshihet pas kësaj ngjarjeje, në mënyrë që të kuptojë se kush e deshi likuidimin e tij fizik. Sela u shpreh i bindur se sulmi ndaj tij kishte qenë i planifikuar, ndërsa hodhi dyshime se krerët e partive politike të cilët atë ditë nuk kanë qenë në Kuvend kanë gisht në organizimin e skenarit.
Është simptomatike ajo që kryetari aktual e ka ditur, Ministri i Brendshëm i atëhershëm nuk dinte gjë, ndërsa Ahmeti nuk ishte prezent. Sa i përket pjesës së kryetarit tjetër të atëhershëm të partisë që nuk ishte prezent, ishte Gruevski. Ai me siguri duhet të jetë diku në organizimin e ngjarjeve të 27 prillit. A kam dëshmi? Nuk kam dëshmi. Por kështu duket sipas logjikës së gjërave- deklaroi Ziadin Sela,.
Sela u shpreh edhe kundër ligjit për amnisti që po përgatitet në Kuvend.
I thirrur në cilësinë e dëshmitarit për të akuzuarin, Abdylfetah Alimi, Sela përsëriti se që nga momenti kur kishte ardhur në vetëdije Alimi i kishte qëndruar pranë. Ai tha se Abdulfeta Alimi duhet të lirohet nga akuza.
Anesa Salihu
Loading…