Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, bashkë me ekipin e tij në përbërje të Remzi Mehmedit – nënkryetar i Aleancës për Shqiptarë dhe Elmi Aziri – nënkryetar i ASh-së, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, përveç takimeve të shumta që janë duke zhvilluar në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni, gjatë vikendit kanë paralajmëruar takime edhe në diasporë. Takimi i parë do të mbahet më datën 29 shkurt në Winterthur në hotel Töss me fillim nga ora 19.30. Ndërkaq takimi i dytë me diasporën shqiptare do të zhvillohet me datën 01 mars në Mönchengladbach në King Club me fillim nga ora 14.30. Takimet janë të hapura dhe siç potencojnë nga ASH janë të mirëseardhur të gjithë bashkëatdhetarët me qëllim që të shprehin mendimet, kritikat dhe kërkesat e tyre.
Data 20.04.2024
Aktuale
- Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes
- Çfarë ka ndodhur me fytyrën e Santianës? Shfaqet në këtë gjendje!
- E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
- Ahmeti nga Vrapçishti: Fronti Europian nuk është i përkohshëm por do të jetë për punë dhe veprimtari më të gjatë
- Osmani në takim me Forumin e gruas dhe Forumin e të rinjve të BDI-së
- “Duhet me i falë pesë vaktet e namazit”, Shkendije Mujaj tregon mashkullin ideal për të
- Thaçi: Albin Kurti nuk ka asnjë njeri në RMV
- Le të kontribuojmë për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion