Kryetari i Aleancës për Shqiptarët zotri Ziadin Sela sot në profilin e tij ka falemnderuar të gjitha shtetet të cilat i kanë dhënë mundësi shtetit tonë të bëhet pjesë e kësaj aleance paqedashëse ai gjithashtu ceku që ky lajm është historik dhe i gëzon të gjithë.
Ja shkrimi i tij i plotë
Hyrja në NATO është një lajm historik që na gëzon të gjithëve. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë të palakmueshme por, gjithsesi mundi i gjithë viteve përpjekje, sakrifica e marrëveshje u kurorëzua me një sukses siç është anëtarësimi në NATO dhe ky po që është një sukses i përbashkët me ju të dashur qytetarë!
Siguria dhe stabiliteti në vend tashmë kanë një kahje të sigurtë, dhe kjo frymë u ndje që nga dita e parë e anëtarësimit ku NATO
përforcoi kapacitetin e Maqedonisë së Veriut për ballafaqim me coronavirusin.
Dua të falënderoj çdo shtet anëtarë që i dha mundësi shtetit tonë të bëhet pjesë e kësaj aleance paqedashëse!