Sela: Janë zbuluar prona të funksionerëve të BDI-së në Gjirin e Lalzit që i kanë fituar duke vjedhur popullin!

Sela: Janë zbuluar prona të funksionerëve të BDI-së në Gjirin e Lalzit që i kanë fituar duke vjedhur popullin!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka hedhur kritika të shumta ndaj keqqeverisjes që po i bëhet shqiptarëve nga ana e BDI-së.

Ai në intervistën për T7 ka dhënë dhe një deklaratë të fortë, duke thënë që posedon informacione se si funkionarët e BDI-së, duke keqpërdorur pushtetin, kanë arritur të kenë prona private në Gjirin e Lalzit.

Sipas Selës, këto prona, janë bërë në procedurë të dyshimtë, dhe ai kërkon që shteti i Shqipërisë të merr masa duke e pastruar skenën politike nga persona të tillë.