Alsat 2019-04-16T22:49:28+02:00
Zijadin Sela, kryetar i opozitës shqiptare, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se kjo fushatë që po bën pozita është një fushatë manipolative. Sipas tij pozita po vazhdon të ndërtoj një vend një nacional, vetëm për maqedonasit duke lënë mënjanë shqiptarët, që sipas Selës, nuk mund të jenë pakicë kur përbëjnë një të tretën e popullsisë.
Mënyra se si po zhvillohet kjo fushatë, më bën të kuptoj se është një fushatë manipulative, vetëm për të na marrë fuqinë politike. Ndërkohë, të vazhdojë rruga e zhvillimit të një shteti një nacional, vetëm për bashkësinë më të madhe etnike, vetëm për maqedonasit. Ndërsa ne të tjerët të gëzojmë vetëm të drejtën e pakicave. Nuk mund të llogaritet pakicë një popull që është një e treta, minimumi i popullsisë- tha kryetari i ASH-së.
Loading…