Alsat 2020-04-07T23:44:42+02:00
Kryetari i ASH, Ziadin Sela, akuzoi se shtabi i krizave po keqpërdoret politikisht, pasi sipas tij eksponent të caktuar veprojnë duke pasur në mendje zgjedhjet e parakohshme, me qëllim që kur kjo situatë të kalojë, të përvetësojnë ndonjë votë më shumë. Zgjedhjet, thotë ai, duhet të harrohen në rrethana të tilla, dhe në qendër të vëmendjes të jetë vetëm shëndeti dhe e mira e qytetarëve. Ai flet edhe për masat ekonomike të Qeverisë, dhe thekson se nuk mjaftojnë konferencat për mediat, por se duhet të bëhen kontrolle në terren që të mos rriten çmimet e produkteve.
Loading…