Kaltrina Selimi nga Fondacioni Nacional për Demokraci në Uashingon, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka komentuar pritshmëritë e Maqedonisë së Veriut për të marr datë për nisjen e bisedimeve për në BE në tetor të këtij viti, raporton Almakos.
Selimi për hetimet e fundit rreth rastit ‘Reket’ dhe sistemin e drejtësisë, deklaroi se cili do proces që nuk sjell rezultate e pengon shtetin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“ Cili do proces që nuk sjell rezultate të dukshme në korniza të sundimit të mirë të së drejtës, kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore, në proceset politike, në proceset zgjedhore, njashtu bindja se ekzistojnë kapacitete vendore dhe vullnet për t`u zbatuar dhe implementuar këto reforma ende është një diskutim i madh publik në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Selimi.
Selimi vlerëson se në Bashkimin Evropian paqartësia e të ardhmes së Prokurorisë Speciale Publike, edhe përkrahësit më të fuqishëm të Maqedonisë mund që t`ia ndryshoje qasjen dhe përkrahjen.
“Bashkimi Evropian pret që për këtë paqartësi për të ardhmen e Prokurorisë Speciale Publike të pastrohet. Nëse nuk qartësohet e njëjta, madje shtetet më të sigurta të Bashkimit Evropian mund që të ndryshoje përkrahja e tyre.”, deklaroi Selimi.
Ndërsa sa i përket opozitës maqedonase dhe shqiptare, ajo tha se përgjegjësia e sjelljes së vendimeve në nivel nacional duhet që të jetë e ndarë.
“Të ndahet vet përgjegjësia në vendimet që sillen në nivel nacional.”, deklaroi Selimi.
Selimi shprehet me tone optimiste pas deklaratës së fundit të kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me skandalin “Reket”. Është mirë se në Maqedoni kemi arritur në një nivel tjetër të komunikimit dhe pjekurisë.
“Vet ideja se mundet që të reagohet lirshëm kundër këtyre fenomeneve ose çfarë do tjetër me të cilën nuk pajtohet shumica, kjo është shenjë e pjekurisë, se jemi duke e arritur një nivel të pjekurisë dhe nuk d.m.th. se edhe jemi ku edhe duhet të jemi në atë nivel.”, deklaroi Selimi./Almakos/
blob:https://mk.voanews.com/f603174a-52dd-49bb-b182-4e5ef6d45d99