Semedo mund të largohet nga Barcelona

Semedo mund të largohet nga Barcelona
21:01 | 2 Janar 2020

Nelson Semedo mund të largohet nga Barcelona qysh gjatë kësaj vere.

Mbrojtësi portugez që mbulon krahun e djathtë, Nelson Semedo, mund  të shikojë për skuadra të tjera gjatë verës.

‘Sport’ bën të ditur se Barcelona do ta lejojë lojtarin që të largohet nga ‘Camp Nou’, qysh gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi portugez ka hasur në vështirësi që të fitojë pozitën e tij, me Sergi Roberto që prefereohet për krahun e djathtë.

Barcelona planifikon që gjatë verës të mbush arkat, dhe Semedo është një nga mundësitë. Manchester United është një nga skuadrat potenciale që mund të sigurojë nënshkrimin e portugezit.

Mbetet të shihet se si do të ecin gjërat deri në merkaton e verës. /Lajmi.net/

TAGS