Sëmundjet që mund të shëroni me çajin e farave të linit

Sëmundjet që mund të shëroni me çajin e farave të linit

Farat e linit dhe çaji i tij ka qenë pjesë e mjekësisë tradicionale për qindra vite me radhë. Studimet e kohëve moderne tregojnë se përbërësit e farave të linit arrijnë të mbështesin shëndetin e zemrës.
Ato parandalojnë qelizat e dëmshme dhe të përmirësojnë mirëqenien në përgjithësi. Farat e linit dhe çaji i tyre përmban acide yndyrore polio-të-pangopura Omega 3 dhe Omega 6, bashkë me disa përbërës biologjikë të cilat i bëjnë mirë organizmit. Shumë studime mbi këtë çështje sugjerojnë se ushqyerja me fara lini i bën mirë zemrës. Ai ul kolesterolin dhe ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së arteriosklerozës apo sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Acidet yndyrore dhe përbërësit biologjikë te farat e linit janë antioksidantë që mbrojnë qelizat dhe indet nga radikalet e lira, të cilat formohen gjatë tretjes, ekspozimit ndaj toksinave apo dritës së diellit. Me kalimin e kohës, radikalet e lira dëmtojnë qelizat e ADN-së dhe çelin rrugën e formimit të qelizave të dëmshme dhe sëmundjeve të tjera. Pas disa eksperimenteve, ekspertët amerikanë të Memorial Sloan Kettering Center arritën në konkluzionin se farat e linit ngadalësojnë rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, si dhe ato të gjirit dhe lëkurës. Shumë studime klinike sugjerojnë se përbërësit e farave të linit munden të ngadalësojnë rritjen e këtyre qelizave të dëmshme tek njerëzit. Përbërësit te çaji i farave të linit arrijnë të ngadalësojnë ose ulin sheqerin në gjak pas ngrënies. Ato pakësojnë rrezikun e shfaqjes së diabetit të llojit 2. Individët që konsumojnë ekstrakt të farave të linit kanë nivele të ulura të sheqerit në gjak dhe nivele të përmirësuara të kolesterolit. Disa prej përbërësve të farave të linit funksionojnë në mënyrë të njëjtë me estrogjenin. Çaji i farave të linit përmirëson problemet e menopauzës. Femrat në menopauzë që konsumonin suplemente të farave të linit për 2 muaj përjetonin një përmirësim të simptomave. Një sasi ditore prej 50 gramë të farave të shtypura të linit konsiderohet si një alternativë e sigurt për shumë njerëz. Çaji i farave të linit nuk rekomandohet për femrat shtatzënë ose lehonë dhe për ata që janë alergjikë ndaj bimës së linit.





Përgatitja e çajit
Shtypni një lugë çaji me fara lini dhe zieni një gotë me ujë dhe hidhini farat e shtypura. Lërini të ziejnë për 10-15 minuta. Kullojeni lëngun. Shtoni kanellë ose mjaltë për shije shtesë.

TAGS