Senati Amerikan votoi ratifikimin e protokollit për në NATO

Senati Amerikan votoi ratifikimin e protokollit për në NATO

Senati amerikan miratoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.  “Për” votuan 91 senatorë, ndërsa 2 ishin kundër. Paraprakisht gjatë ditës Senati votoi që Protokolli për në NATO të miratohet me procedurë të përshpejtuar.  Ditë ma parë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e ratifikuan edhe Italia dhe Britania e Madhe, ndërsa Franca e miratoi leximin e parë. Në bazë të kësaj, për të përfunduar e gjithë procedura, dhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme edhe 4 vende duhet ta ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Loading…