Sensacioni i Evropës transferohet te Real Madrid

Sensacioni i Evropës transferohet te Real Madrid

Real Madrid është skuadra e radhës që ka hyrë në garë për talentin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Zinedine Zidane me t’u rikthyer te Real Madrid, ka filluar të identifikojë transferimet e mundshme në ‘Santiago Bernabeu’.

‘Los Blancos’ tashmë kanë mbyllur marrëveshjen me Porton, për mbrojtësin Eder Militao, i cili do t’i bashkohet Real Madridit pas përfundimit të sezonit.

Gazeta gjermane ‘Bild’, raporton se Real Madrid tani po kërkon edhe transferimin e Jadon Sanchos, përcjell ‘lajmi.net’.

19 vjeçari anglez, i cili po kërkohet edhe nga Manchester United, vlerësohet rreth 80 milionë euro, por Borussia Dortmund po këmbëngul, duke kërkuar deri në 100 milionë euro.

Jadon Sancho, në 42 paraqitje për Borussia Dortmundin, ka shënuar 12 gola./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS