Sensacioni i Realit po kërkohet në Premierligë

Sensacioni i Realit po kërkohet në Premierligë
10:57 | 28 Shtator 2019

Rodrygo Goes mund të largohet nga Real Madrid, për t’u transferuar në Premierligë.

Lojtari që po konsiderohet si Ronlado i ri, krahasim ky me fenomenin, ka pasur një start ëndrrash te Real Madrid, duke shënuar pak sekonda pas debutimit në fitoren kundër Osasunas.

Mediet në Angli raportojnë se është skuadra e Evertonit që ka shënjestruar talentin brazilian, përcjell lajmi.net.

Everton po kërkojnë Rodrygon si pasues të Richarlison, nëse ky i fundit largohet në fund të sezonit.

Rodrygo Goes, 18 vjeçar, konsiderohet një nga talentët më premtues në Brazil./Lajmi.net/

TAGS