Serbët fillojnë të mblidhen në Gazimestan

Serbët fillojnë të mblidhen në Gazimestan

Në Gazimestan ka filluar mbledhja e serbëve që çdo vit në këtë datë festojnë festën e Vidovanit, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Qindra serb çdo vit marrin pjesë në festimin e Vidovdanit në Gazimestan, aty ku mendohet se është zhvilluar beteja e Kosovës.

Edhe këtë vit manifestimi do të mbahet  nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, pasi që mori lejen për të vizituar Mitrovicën e Veriut, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka kërkuar një leje për të shkuar edhe në Gazimestan.

E njëjta iu është refuzuar dhe nëse Gjuriq tenton të shkojë aty, do të arrestohet./GazetaExpress