Seria “A” përsëri pezullohet?

Seria “A” përsëri pezullohet?

Romë, 29 shtator 2020 (MEDIAL) – Kampionati i Seria “A” përsëri mund të pezullohet për shkak të numrit në rritje të rasteve të reja të infeksionit me KOVID-19. Sipas “Korriere della Sera”, kampionati mund të pezullohet për dy javë. Kjo është një nga opsionet që udhëheqësit italianë të futbollit do të diskutojnë me autoritetet lokale.

Javën e ardhshme do të ketë pushim në kampionatet e vendit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Kjo do të thotë që në këtë fazë vetëm raundi i fundjavës së ardhshme mund të shtyhet.

Xhenova tashmë ka njoftuar se dëshiron të shtyjë ndeshjen me Torinon, e cila duhet të luhet të shtunën, për shkak të 14 rasteve të reja të koronavirusit në klub. Çështja është e komplikuar nga fakti që Xhenova luajti me Napolin, të dielën, dhe në atë kohë kishte dy lojtarë të infektuar. Sot do të testohen të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafi i ekipit nga Napoli. Rezultatet do të bëhen të ditura nesër.

Seria e re e testeve do të mbahet të premten. Nëse ka pacientë në mesin e lojtarëve të Xhenaro Gatuzos, mbajtja e ndeshjes me Juventusin, e cila është caktuar për të dielën në ora 20:45, është gjithashtu në pikëpyetje. bs/bsh/