Alsat-M 2019-09-12T15:32:04+02:00
Policia ka arrestuar një person i cili në orët e para të mëngjesit sulmoi personelin mjekësor. Sulmuesi ka goditur edhe pjesëtarët e policisë të cilët kishin ardhur për ti mbrojtur punonjësit e spitalit “Shën Naumi i Ohirt”. Motivet e sulmit nuk dihen ende. Drejtori i spitalit Ivan Spirovski tha se sulmi ndaj personelit mjekësor ka qenë i ashpër duke shtuar se rastet e tilla nuk janë të rralla në spitalin që ai e drejton.
Ka ndodhur një rrahje masive, u sulmua personeli, sigurimi, e më pas edhe policja e cila është thirrur për ndihmë. Grupi sulmues ishte i madh, nuk kemi numër të saktë, pacienti për të cilin janë futur në këtë telashe e ka pasur të lënduar dorën. Incidenti ndodhi pas menate, rreth orës 2 ose 3”- tha Ivan Spirovski – Drejtor i Spitalit “Shën Naum i Ohrit”
Pos padisë ndaj agresorit, është paralajmëruar padi kundërvajtjes ndaj dy personave të tjerë që e shoqëronin sulmuesin në momentin e incidentit.
Më 12.09.2019 policia ka privuar nga liria S.M. (31) nga Shkupi, për shkak se rreth orës 02:45 në spitalin e përgjithshëm të qytetit të Shkup “Shën Naumi i Ohrit” sulmoi fizikisht një roje sigurie dhe dy policë, të cilët po kryenin veprimet zyrtare pas kërkesës për ndërhyrje pas një sulmi fizik ndaj një punonjësi në spital. Gjithashtu në bazë të Ligjit për kundërvajtje do të ngritët padi dy persona të tjerë që ishin po shoqëronin personin S.M – Ministria e Punëve të Brendshme
Dy sulme paraprake ndodhën në Tetovë, ku njëri nga mjekët e sulmuar mori lëndime serioze në pjesë vitale të trupit. Sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore, neni 304-d, parasheh i cili personi që sulmon ose e kërcënon seriozisht se do të sulmojë ndonjë punonjës shëndetësor ose bashkëpunëtor shëndetësor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore, do të dënohet me gjobë, ose me burg deri në tre vjet. Ligji parasheh gjithashtu që nëse sulmuesi është provokuar me veprim të pakujdesshëm ose të vrazhdët të punonjësit shëndetësor, mund të lirohet nga dënimi. Asociacioni i mjekëve ka paralajmëruar protestë më 18 shtator kundër dhunës ndaj mjekëve, ndërkaq kanë kërcënuar me bojkot pune nëse përsëriten raste të tilla të dhunës ndaj mjekëve në detyrë.
Besian Leka
Loading…