Banorët e fshatit Sfillarë e Epërme të Komunës së Sarajit kanë adresuar kritika të shumta në drejtim të kryetarit të komunës, Blerim Bexheti që është nga radhët e BDI-së, shkruan Almakos.
Banorët janë të revoltuar për atë se edhe përskaj asaj se qysh në vitin 2009 është premtuar ujësjellësi i fshatit, ende sot e kësaj dite nuk është realizuar.
“Në vitin 2009 filloi projekti për ujësjellësin e fshatit Sfillarë e Epërme i cili edhe sot e kësaj dite nuk ka përfunduar. Në vitin 2018 filloi instalimi i rrjetit si fazë e parë e këtij projekti i cili ka lënë dëme të mëdha në rrugët e fshatit, të cilat rrugë duhej të asfaltoheshin nga ana e kompanisë e cila e ka bërë montimin e rrjetit.
Këtu duhet cekur se fshati i jonë para zgjedhjeve të vitit 2017 ka pasur premtime për përfundimin e ujësjellësit nga ana e Kryetarit të Komunës, Blerim Bexheti, nga ministri i atëhershëm i ekologjisë, Sadulla Duraku, ndërsa për asfaltimin e rrugës që lidh me fshatin Sfillarë e Poshtme ishte premtim i kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov”, thuan për Almakos, banorët e revoltuar.
Përndryshe fshati në fjalë përballet edhe me probleme të tjera, si transporti publik, ndriçimi publik si dhe mungesa e fushës sportive për nxënësit e shkollës.
Banorët e fshatit Sfillarë e Epërme thuan se nëse nuk realizohen premtimet që ia kanë dhënë, ata do t`i ndëshkojnë politikanët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. /Almakos/