SH. B. “LOGOS-A” jep donacion tek QSA për projektin “Streha e jetimëve”

SH. B. “LOGOS-A” jep donacion tek QSA për projektin “Streha e jetimëve”

Pas kërkesës së bërë nga ana ynë për furnizim me lektyra për projektin tonë “Streha e Jetimëve” Shtëpia Botuese “Logos-A” nga Shkupi sot ka dhuruar një donacion prej 315 lektyrave/revistave si dhe posterë të ndryshëm për nevojat e këtij projekti të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë dhe në Luginë të Preshevës.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në korniza të projektit “Streha e Jetimëve” përkujdeset me bursa mujore për jetimët ku përmes lektyrave të dhuruara nga Logos-A synon që të nxis dhe motivoj leximin tek të rinjtë. Bursistët që dinë të lexojnë do të marrin lektyrat për t`i lexuar dhe në një kohë të caktuar do të mblidhen në zyrat e QSA-së për t`i komentuar dhe sqaruar.

Me këtë rast, QSA falenderon tejmase Shtëpinë Botuese “Logos-A” për pranimin e kërkesës dhe për furnizimin me lektyra dhe libra të ndryshëm për fëmijët jetimë të cilët do të motivohen dhe do të stimulohen të lexojnë edhe më tepër.