LSDM krijon shoqëri të drejtë, e cila me të vërtetë e zvogëlon pabarazinë sociale mes qytetarëve.
Njejtë kujdesemi për jetë dinjitoze të qytetarëve të moshuar, të cilët e kanë ndërtuar shtetin dhe kanë investuar në përparimin e shtetit.
Mbi 320.000 pensionistë morën rritje me pensionin e janarit prej 722 denarë. Deri në fund të vitit 2020 pensionet do të rriten gjithsej për 900 denarë.
Tani pensioni mesatar arrin 15.500 denarë, për tre vjet është rritur për 1.746 denarë.
Vendosëm edhe pension social, të cilën tani për tani e shfrytëzojnë mbi 4.200 persona, të cilët nuk kanë të drejtë të pensionit të pleqërisë.
Sollëm ligj për blerje të stazhit të qytetarëve të cilët kanë punuar, ndërsa nuk u janë paguar kontributet për sigurim pensional dhe invalidor.
Zbatojmë reformë sociale, me të cilën tërësisht e ndërojmë mënyrën në të cilën kujdesemi për kategoritë e rrezikuara dhe dukshëm e rrisim ndihmën financiare që e marrin.
Me 300 për qind rritje të ndihmës sociale tërheqim më shumë se 120.000 qytetarë nga varfëria.
Ndihma sociale është rritur prej 3.000 në 11.700 denarë.
Gjithsej 27.000 familje marrin ndihmë minimale të garantuar, 27.130 fëmijë marrin shtesa të fëmijëve, shtesën arsimore e shfrytëzojnë mbi 8.500 fëmijë.
Çdo qytetar ka të drejtë të jetës dinjitoze. Për atë vazhdojmë në mënyrë intensive të punojmë në masa dhe politika për përmirësim të pozitës sociale të qytetarëve.
Në rrugë të drejtë jemi!
Qendra për komunikime e LSDM-së