Roger Federer u testua si rrallë herë më parë nga David Goffin, por ia doli ta mundë belgun dhe të kalojë në çerekfinale të turneut ATP Masters të Shangait, të enjten.
Federer i mbrojti pesë set poena në setin e
parë për të kaluar në çerekfinalen e 87-të në karrierën në ATP Masters 1000,
raporton Gazeta Express.
Zvicerani triumfoi 2:0 me sete 7:6 (7), 6:4. Federer
do të takohet me fituesin e duelit mes Alexander Zverev dhe Andrey Rublev.