2 March 2018 / 12:25
Të ballafaquar me indinjatën e publikut pas masakrës me armë zjarri që shkaktoi 17 të vdekur në një shkollë të mesme në Florida, prodhuesit amerikanë të armëve, tashmë në një situatë të vështirë, po gjenden nën mosbesimin e kompanive të mëdha, që kanë filluar të distancohen.
Nën presionin popullor, të shprehur nga ana e ndjekësve në internet, kompanitë e makinave me qera ”Hetz”, kompania ”Alamo National”, kompanitë e sigurimit ”Metlife” dhe ”Chubb” dhe shoqëria e sigurisë informatike ”Symantec” nuk duan të bashkëpunojnë me NRA, lobin më të fuqishëm të armëve.
Këto kompani, njëra pas tjetrës, i dhanë fund zyrtarisht të premten partneritetit të tyre respektiv.
Në shumicën e rasteve, këto partneritete bazoheshin mbi një sërë përfitimesh që përfitonin anëtarët e NRA-së për shembull me marrjen e një makine hua apo të një sigurimi specifik.
”Reagimet e klientëve na nxitën që të rishikojmë marrëdhëniet tona me NRA”, u shpreh në platformën Twitter ”First National Bank of Omaha”, një nga emetuesit më të mëdhenj të kartave të kreditit në SHBA.
Hashtagu #BoycottNRA (bojkotoni NRA) ishte një ndër sloganet kryesore të premten në rrjetin social Twitter.