Alsat 2019-06-24T09:53:41+02:00
Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti i Republikës së Hungarisë, Peter Siarto sot do të qëndrojë për vizitë në vend.
Siarto do të takohet me zëvendëskryeministrin për Çështje evropiane Bujar Osmani, ndërsa është paraparë të mbajnë pres konferencë të përbashkët.]
Nuk dihet nëse ministri Siarto do të tregojë hollësi rreth azilantit maqedonas, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili strehohet në Budapest.
Siarto në vitin 2016 u shfaq në tubimin e VMRO DPMNE-së në Shtip, ku mbajti një fjalim në gjuhën maqedonase. Atëherë, ai në emër të Hungarisë dhe popullit hungarez i dha mbështetje Gruevskit dhe kërkoi nga qytetarët që të votojnë për VMRO-në.
Loading…