Shefi i Shtabit te Përgjithshëm të FA, tregon e si vdiq efektivja dhe u plagosen dy pjesëtarë të tjerë në Letoni

Shefi i Shtabit te Përgjithshëm të FA, tregon e si vdiq efektivja dhe u plagosen dy pjesëtarë të tjerë në Letoni

Shefi i Shtabit te Përgjithshëm, gjeneral Bardhyl Kollçaku ka dhenë sot detaje për ngjarjen e rende te ndodhur ne Letoni, teksa gjate procesit të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, humbi jetën Nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj dhe mbeten te plagosur, komandanti i kontingjentit, Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Ai në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura bashke me ngushëllimet e thella për familjen e viktimës, ka siguruar të gjithë familjarët e efektivëve në Letoni se po ndiqet me vëmendje maksimale ngjarja që ka ndodhur.

“Në këtë moment të vështirë jemi pranë çdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit”, ka thënë ai.

Deklarata e Plotë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontingjent në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forëard Presence”.

Një grup i kontingjentit të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.

Lexo po ashtu:

Sipas informacioneve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.
Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të aleatëve tanë në mision.

Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Nëntetares HASANAJ që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për Major Klodian TANUSHI dhe Rreshter Julian KAPAJ.

Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë çdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit. /Telegrafi/

TAGS