Shefi u jep ekstra pushim punëtorëve që nuk pinë cigare

Agjencia e rekrutimeve “KCJ Training and Employment Solutions” futi që nga 2 janari rregulloren e re, për të kompensuar stafin që nuk bën gjatë ditës së punës pushime të vogla për të pirë cigare, një zgjidhje që u pa si alternativë më e mirë se sa ulja e ditëve të pushimit për duhanpirësit.

Menaxheri i përgjithshëm Don Bryden, i cili është vetë duhanpirës, shpreson që përmes kësaj nisme njerëzit të lënë duhanin dhe se me mënyrën se si gjërat ishin momentalisht, ishte e padrejtë për ata që nuk pinin duhan.

TAGS