Marrëveshja me Greqinë është vendimi i duhur sepse nënshkrimi i saj do të thotë se më pak qytetarë tanë do të largohen nga ky vend dhe do të kërkojnë ekzistencë në vende të tjera, tha ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska në hapjen e Shkollës Verore Ndërkombëtare me titull “Menaxhimi i kushteve të migrimit”, përcjell Almakos.
“Kjo marrëveshje do të thotë integrim dhe më shumë shanse për të rinjtë në Maqedoni, por gjithashtu jep një shans për rajonin, në një kohë kur e gjithë bota konkludon se siguria është rivendosur si pika e parë në rendin e ditës”, tha ministrja.
Në fjalimin e saj, Shekerinska kujtoi se dy ditë më parë ajo me Kryeministrin dhe disa ministra të tjerë udhëtuan me një varke jo të sigurtë por me sukses arritën në fshatin grek Psarades.
” U ngjitëm në atë anije me dëshirën për të zgjidhur një problem dhe një mosmarrëveshje që shkakton shumë emocione mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila zgjati 27 vite dhe shkaktoi paralizë të Maqedonisë në prioritetet e saja strategjike. Anija nuk u përmbys sepse nuk kemi ikur nga askush, sepse ne ishim në prag të një perspektive të re dhe një shans për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe për ata që e kritikojnë dhe ndoshta edhe për më shumë “, tha ajo.
Sipas Shekerinskas, kriza me migrimin nuk duhet te shikohet vetëm si problem aktual, me të cilat përballemi sot dhe duhet shpresuar që të ndalet nesër.
“Ata janë bërë pjesë nga jeta jonë e përditshme dhe, sipas të gjitha analizave, ato konsiderohen si një nga fenomenet kyçe që do të ndikojnë në stabilitetin e botës”, tha Shekerinska./Almakos