Shekerinska: Kemi porositur 151 makina ushtarake nga SHBA-ja

Shekerinska: Kemi porositur 151 makina ushtarake nga SHBA-ja

Ministrja e Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se vendi ka nënshkruar kontratë me qeverinë amerikane për furnizimin me 151 makina ushtarake të tipit “OSHKOSH JLTV” dhe “Stryker”. Shekerinska theksoi se veturat e para për ushtrinë pritet të arrijnë në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022, kurse sipas ministres furnizimi i tërësishëm do të realizohet në periudhë prej 4-5 viteve.