20 August 2018 / 20:49
Asnjë denar nga paratë e ARM-së nuk përfshihet në shumën për fushatën e referendumit, pohon ministrja e mbrojtjes, Radmila Sheqerinska. Sipas saj, bëhet fjalë për fonde që kanë qenë të destinuara për aktivitete në mbështetje të integrimit në NATO. Sheqerinska i demantoi akuzat se Ministria nuk ka siguruar transport për ushtarët që udhëtojnë në vendin e punës dhe se nuk po u paguhet kujdestaria e natës. Ministrja njoftoi se që nga muaji korrik i këtij viti, është ndryshuar edhe rregullorja, me çka për vite të tëra ushtarëve nuk u është mundësuar të marrin para për kujdestarinë e natës, por kanë marrë ditë të lira.