Tridhjetë vite flasim për NATO-n. Sot numërojmë ditë deri në anëtarësimin e plotfuqishëm. Sot NATO është realitet. Shtatëdhjetë vite pas themelimit të Aleancës, bëhemi vendi i 30-të, më i ri i NATO-s, por i barabartë. Njëzet e pesë vende-anëtare i kanë përfunduar procedurat ratifikuese në parlamentet e tyre. Mbrëmë edhe SHBA-ja e ratifikoi me shumicë të madhe prej 91 votave për, e vetëm dy kundër. Me sukses e kemi përfunduar një nga dy qëllimet më të rëndësishme të qytetarëve tanë, tha zëvendës kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska në konferencën për shtyp në selinë e partisë.
Ky sukses, theksoi ajo, nuk ra nga qielli, nuk e kemi marrë si dhuratë, kemi punuar për të, pasi detyra e parë e çdo qeverie është ta mbajë vendin e vet të sigurt.
Të jesh pjesë e këtij klubi, potencoi ajo, është parakusht për rritje të ekonomisë dhe hapje të vendeve të reja të punës, siç po na ndodh më, të jesh pjesë e këtij klubi është mundësi e njëjtë e operatorëve tanë ekonomikë të marrin pjesë në tenderët për furnizimet publike të NATO-s.
Ajo theksoi se këto janë përfitime për ekonominë, qytetarët dhe shtetin.
“Për dallim nga periudha e sundimit të VMRO-DPMNE-së, atdheu i ynë tani është i hapur ndaj botës. E dyfishuam seksionin tonë mbrojtës në NATO. U kthyem në Mons. Te atashetë ushtarakë në Uashington, Berlin dhe Ankara, e shtuam edhe Parisin. Dërguam eprorë tanë në përbërje të komandave kryesore të NATO-s dhe me këtë japim kontribut të plotë ndaj misioneve dhe detyrave të cilat i realizon Aleanca veriatlantike”, tha mes tjerash Shekerinska.
Ajo sqaroi se gjatë këtyre dy viteve ka pasur nder ta prezantojë shtetin në takimet bilaterale me rreth 20-të ministra të mbrojtjes të anëtareve të NATO-s, ndërsa nëntë prej tyre e kanë vizituar vendin vetëm për një vit.
“Kam pasur dy vizita zyrtare në Pentagon. Vendin tonë sërish sekretar amerikan i Mbrojtjes – diçka që nuk ka ndodhur prej vitit 2004”, tha Shekerinska.
Për dallim nga VMRO-DPMNE-ja, e cila 11 vite ishte e përkushtuar në krim, korrupsion, urrejtje dhe ndarje, tha ajo, ne si parti përgjegjëse jemi të përkushtuar në zhvillim, rritje ekonomike dhe integrim.
“Sa bashku me qytetarët tanë më 12 prill do të konfirmojmë se shteti i ynë, politikat tona janë në rrugë të drejtë”, shtoi zëvendës kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska. .