Alsat 2019-04-15T22:40:38+02:00
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e konsideroi skena tronditëse të shohësh zjarrin e madh që po shkatërron sot katedralen emblematike të Notrë Dam në Paris, ajo përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook ka shprehur solidarizim me popullin francez, duke kujtuar vizitën e saj në vendin historik.
“Skena tronditëse në Paris. Po digjet një nga ndërtesat më të bukura, trashëgimia historike, katedralja Notre Dame. Më kujtohet si dje, kur si një vajzë e re mbeta pa fjalë në pamjen e xhamave të saj me ngjyra dhe ngjitjet e gjata në shkallët e pafundme. Mendova se kurrë nuk e kisha parë një bukuri dhe madhështi të tillë. Çfarë tragjedie!”, shkruan ministrja e Mbrojtes, Radmilla Shekerinska.
Loading…