Shembja e restorantit të Mihal Kokëdhimës, IKMT: Objekti 2 mijë metër katror, pa leje

Shembja e restorantit të Mihal Kokëdhimës, IKMT: Objekti 2 mijë metër katror, pa leje

I nspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar për prishjen e bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, në pronësi të Mihal Kokëdhimë. Ky aksion i IKMT udhëhiqet nga kryeinspektorja, Dallëndyshe Bici dhe në bashkëpunim me policinë e shtetit. IKMT bën me dije se nuk ka hasur në kundërshtime nga qytetarët. Më pas IKMT shkruan se kjo nuk do të jetë shembja e vetme e restoranteve pa leje, por do të vazhdojë në të gjithë zonën.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. 
Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit. 
Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit.”