Shembja e Teatrit/ Reagon Rozana Radi: I vratë për herë të dytë ata që s’janë më, lamtumirë…

Shembja e Teatrit/ Reagon Rozana Radi: I vratë për herë të dytë ata që s’janë më, lamtumirë…
Tash esht Koha

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në Instagram, Rozana thotë se sot ju dha lamtumira historisë, Pirro Manit , Kujtum Spajvoglit , Violeta Manushit, Kadri Roshit  dhe shumë artistëve, që dhanë shpirtin aty brenda.





Ajo thekson se aktorët që firmosën pro shembjes, i ka dënuar me asnjë duartrokitje.

‘E pabesueshme !!!!!!!!!!!!!! Lamtumire historise se Pirro Manit , Kujtum Spajvoglit , Violeta Manushit, Kadri Roshit , Rolan Trebickes , Ferdinand Radit , Agim Qirjaqit , e shume artisteve qe dhane shpirtin ketu brenda. Do kalojne vitet e sdo ta njohim me qytetin tone!!! U dogj nje Katedrale dhe e restauroj e gjithe bota ndersa ju cfar bete ? I vrate per here te dyte ata qe sjane me e qe e ngriten me shume mund e dashuri kete tempull. Se di si ndjehen sot ato / ata qe firmos per te pare me syte e tyre kete qe po shikon gjithe Shqiperia sot. Une ju kisha denuar me asnje duartrokitje kur te tentoni te ngjiteni neser ne skene. Ju kisha denuar duke mos u futur ne asnje salle ku do interpretoni. Ju se meritoni dashurine e spektatorit’, shkruan Rozana Radi.

Tash esht Koha
TAGS