Shembja e Teatrit/ ‘Shpërthen’ Eva Murati: E ardhmja na është gllabëruar nga më të fortët

Shembja e Teatrit/ ‘Shpërthen’ Eva Murati: E ardhmja na është gllabëruar nga më të fortët

Pas shëmbjes së Teatrit Kombëtar janë të shumtë VIP-at që kanë reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale, ku mes tyre është dhe moderatorja Eva Murati, e cila në një postim në ‘Instagram’ shkruan se Kultura kushton shtrenjtë por tani po shohim sa shtrenjtë kushton injoranca.





Ndër të tjera, moderatorja shkruan se e rdhmja po gllabërohet nga më të fortët, me britma që shkojnë në vesh të shurdhër.

“Kultura kushton shtrenjtë por tani po shohim sa shtrenjtë kushton injoranca! Nesër, pasnesër kur të vizitojmë teatrin e ri (me apo pa kulla nga pas) në ekzaltim e sipër jo të gjithë do kujtojnë se ekzistonte mundësia për ruajtur atë godinë si pjesë e historisë së Tiranës duke e transformuar qëllimin e saj, por kjo mundësi u vodh nga ata që e marrin topin me vete në shtëpi kur loja nuk shkon si duan ata.

Gjithmonë kam menduar se ata që ikin nga Shqipëria kanë guxim por këto ditë kam kuptuar që “guxim të marri” kemi ne që zgjedhim të rrimë këtu!

Po ju lë me këtë pikturë të Goyas “Saturni që gllabëron të birin” sepse këto ditë me shembjen pa paralajmërim të teatrit në mes të natës kuptuam që një e ardhme normale na është gllabëruar nga më të fortët dhe britma sado e drejtë dhe e përkrahur që të jetë bie në vesh të shurdhët!

Mos e paçi atë fat!

Nga Eva një idealiste e zhgënjyer që sheh të bie e të harrohet çdo kauzë e ngritur ndonjëherë në këtë vend!”, shkruan Murati.

TAGS