Shembullore: Klubi i Lirisë i qëndron afër lojtarëve, drejtuesit nuk ua ndalin asnjë cent në këtë kohë krize!

Shembullore: Klubi i Lirisë i qëndron afër lojtarëve, drejtuesit nuk ua ndalin asnjë cent në këtë kohë krize!

Drejtuesit e klubit të Lirisë po i qëndrojnë afër lojtarëve në këto momente krize.

Pandemia, COVID-19 ka kapluar edhe vendin tonë dhe tashmë numri i të prekurve po rritet, ndërsa koha për të lëvizur mbetet akoma e limitura.

Kjo pandemi ka prekur edhe futbollin, pasi ligat në vendin tonë dhe jo vetëm janë pezulluar, duke ua ndaluar punën shumë futbollistëve.

Përkundër faktit që nuk kanë luajtur muajin e kaluar, klubi i Lirisë ka paguar obligimin ndaj lojtarëve të tyre.

Kapiteni i klubit të Ligës së Parë, Robert Gjeraj thotë se është shumë i kënaqur me drejtuesit e klubit, pasi po i ndihmojnë shumë futbollistëve të tyre në këto momente të vështira.

“Klubi ka paguar detyrimet ndaj nesh. Unë mendoj se është shumë mirë që klubi po na qëndron afër në këto momente krize për aryse, pasi dihet se edhe klubet botërore po kanë probleme financiare këto ditë. Ju falënderohemi kryetarit të klubit, drejtorit edhe kryetarit të Komunës qe na kanë dal në ndihmë. Ne e kuptojmë që është krizë dhe nuk kanë ku me i marr mjetet, por duhet me kuptu se edhe ne lojtarët varemi prej atyre rrogave, e kjo ka has në mirëkuptim me klubin edhe deri tash është mirë, por edhe nëse ndodhë ndonjë krizë më e madhe, atëherë besojë se do të mirëkuptohemi me klubin”, tha fillimisht Gjeraj.

Gjeraj thotë se lojtarët dhe drejtuesit e klubit janë shumë të lidhur, pasi kanë për synim objektiva të mëdha, si inkuadrimi në Superligë.

“Ne jemi të lidhur me klubin sepse i kemi venë vetës synim për inkuadrim në Superligë dhe ashtu edhe në këtë kohë krize mendojmë vetëm për Superligën, e kjo na bën që mos ta humbim përqëndrimin në asnjë moment”, vazhdoi ai.

MEDIAL.mk