Shenja pozitive për Serie A – shikueshmëria në rritje

Shenja pozitive për Serie A – shikueshmëria në rritje
23:56 | 4 Janar 2020

Serie A po përmirësohet dita-ditës dhe një gjë e tillë po vërehet edhe nga tribunat.

Përmirësimi i Inter dhe Lazio, dhe rënia e vogël e Juventus kanë bërë që kampionati italian të jetë shumë më interesant sesa viteve të kaluara.

Kjo gjë po vërehet edhe në tribunat e Serie A, ku tashmë pranishmëria është rritur me gjashtë për qind, përcjell lajmi.net.

Bëhet e ditur se mesatarja e pranishmërisë së tifozëve në 17 raundet e para të sezonit 2019/20 ishte 27,108 tifozë.

Kjo është një rritje me 6.4 për qind krahasuar me fundin e sezonit 18/19, që numëronte një mesatare prej 25,481 tifozëve.

Kjo është rritja më e madhe në për qindje në pesë vitet e fundit.

Serie A duket se po shkon në hapat e duhur që të rikthejë lavdinë e dikurshme. /Lajmi.net/

TAGS